Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shprehur pakënaqësinë ndaj Izraelit për të njohur Kosovën.

Vuçiç tha se edhe gjatë marrëveshjes nuk e ka pranuar njohjen Izreal- Kosovë pasi Serbia s’mund ta lejojë diçka të tillë.

Por Vuçiç thotë se Serbia do të shohë me vëmendje Izrealin nëse do e njohë Kosovën dhe se si Palestina apo vende arabe do të bëjnë të njëjtën gjë.

 

“Kur duhet të kishim rënë dakord të njohim Izraelin dhe Prishtinën, unë thashë, nuk mund të diskutohet që Serbia të pajtohet me këtë. Kush jam unë që të lejoj dikë të njohë Kosovën? Kjo nuk mund të jetë. Në marrëveshje.  Do i thoja Netanyahut se ju jeni një shtet sovran, ju jeni shumë më i fortë se ne, Serbia ju ka treguar miqësi të madhe. Izraeli është njëqind herë më i fuqishëm se ne. Kjo është dora jonë më e gjerë. Nëse mendoni se do të jemi të lumtur nëse ata e pranojnë, kjo nuk do të ndodhë.

Ne do të shohim nëse Izraeli e njeh Kosovën dhe do të shohim nga këndvështrimi i tyre. Ne do të shohim se si Palestina dhe vendet e tjera arabe do ta njohin Kosovën,” – tha Vuçiç.

Por ndërkohë diçka të tillë e paralajmëroi pikërisht The Jerusalem Post, e cila bazuar tek një burim i afërt i Vuçiçit konfirmoi se Serbia nuk do t’i përmbahet marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA dhe të hapë ambasadë në Jeruzalem, në rast se Izraeli njeh Kosovën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb