Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, ka vendosur një shenjë barazimi mes asaj që u ndërmor nga Gjykata e Hagës ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe asaj që duhet të ndodhë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, nëse nuk tregon se çfarë ka ndodhur me personat e pagjetur nga lufta në vitin 1999-2000.

Ai u shpreh se Vuçiç dhe regjimi serb po bëjnë krim të rëndë kundër njerëzimit.

“Serbia ka pasur nevojë për një protektorat ndërkombëtar për shkak të krimeve të luftës”, tha Konjufca, duke iu referuar zhvillimeve të përgjakshme në Kosovë gjatë viteve ‘99 – 2000, por edhe atyre në Bosnje gjatë viteve të ’90.

Ai shtoi se Vuçiç dhe shteti serb, e dinë se ku janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë e rrëmbyer me forcë gjatë luftës.

“Personat i kanë rrëmbyer me dhunë, i kanë zhdukur, nuk dihet as për fatin e as për trupat e tyre. Bashkësia ndërkombëtare ‘tallet’ nëse thotë se Vuçiçi nuk di vendndodhjen e tyre. Ai e di por nuk do ta tregojë. Presidentit të Serbisë duhet t’i ngrihet aktakuzë si Putinit”, tha Konjufca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: