“Nuk ka forcë që mund të më detyrojë ta njoh Kosovën”. Kështu deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Teksa komentoi qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me kufijtë, Vuçiç tha: “Për cilët kufij është fjala? Atyre që i njeh Rusia apo ata që i njeh Amerika, ata që i njeh Spanja apo Italia, apo ata që i njeh Kina apo Gjermania”.

Po ashtu ai tha se Serbia është gjithmonë për dialog, por duhet të dijë se për çfarë të dialogohet. “Serbia është gjithmonë për dialog me Prishtinën dhe me të gjithë, por ne kemi nevojë të dimë se për çfarë ne po flasim”, -tha presidenti serb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb