Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit të djeshëm me kancelarin gjerman Scholz dhe ministren e Punëve të Jashtme Analen Berbok në Berlin, është takuar sot në Beograd me ministren gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht, e cila po viziton Ballkanin Perëndimor.

“Është e rëndësishme të flasim hapur, të jemi të drejtë dhe të ndershëm, edhe nëse po grindemi. Unë besoj në të ardhmen evropiane, por edhe në qëllimet e mira të partnerëve tanë gjermanë”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia do të ruajë paqen dhe stabilitetin, si dhe do të sigurojë garanci personale dhe shtetërore për këtë.

Duke folur për Kosovën, ai tha se duhet gjetur një zgjidhje kompromisi, sepse ajo është e vetmja që do të ruajë paqen, dhe jo një zgjidhje që do të imponohetraportoi media serbe Danas.

Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth dialogut me Prishtinën dhe si të arrihet një kompromis, Vuçiç tha se Serbia po përballet me kohë të vështira.

“Por unë besoj se do të jemi në gjendje të mbijetojmë dhe të jemi partnerë me secilin prej miqve tanë në Perëndim, se do të jemi në gjendje të jemi të drejtë me të gjithë dhe të respektojmë ligjin ndërkombëtar”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: