Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me homologun e tij slloven Borut Pahor, pasi ndodhet për një vizitë në Slloveni.

Takimi midis liderëve është fokusuar tek situata në Ballkanin Perëndimor, për të cilën Vuçiç është shprehur se është përgjegjësi e të gjithë vendeve që të ruajnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Po ashtu presidenti serb është shprehur se nuk duhet lejuar politikat e kaluara që të çojnë drejt incidenteve.

“I jam mirënjohës Presidentit të Sllovenisë, mikut tonë Pahor, për mbështetjen e madhe që i jep Serbisë në rrugën e saj evropiane. Sllovenia kurrë nuk ka kërkuar arsye për ta ndalur Serbinë në rrugën e saj evropiane, përkundrazi, ka  qenë gjithmonë aty për të ndihmuar”, u tha Vuçiç gazetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb