SERBI- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vazhdimi i dialogut Beograd- Prishtinë, përkatësisht raundi i ri në Bruksel pritet të bëhet atëherë kur të jetë e sigurt se mund të bëhet përparim.

Ai ka thënë, se në Beograd po qëndron një delegacion i Brukselit me të cilin do të bisedojë si të gjendet zgjidhja për zbatimin e marrëveshjes për sigurimin automjeteve me Prishtinën, njofton “Tanjug”.

Vuçiç ka shfaqur shpresën se presioni i kancelares gjermane Angela Merkel dhe ftesa e tij për Prishtinën do të japin rezultate për qasje konstruktive.

“Besoj se deri më 27 gusht do të do të zgjidhen të gjitha gjërat”, ka thënë Vuçiç, shkruan “koha.net”.

Zbatimi i Marrëveshjes së arritur ndërmjet dy vendeve më herët për sigurimin e automjeteve nuk ka filluar së zbatuari.

Beogradi pret që kjo çështje të zgjidhet deri më 5 gusht.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: