Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një takimi sot me kongresistin amerikan Ted Poe u ndal tek dialogu me Kosovën.

Vuçiç shprehu mirënjohje që Administrata amerikane mbetet e hapur në mënyrë që të shfrytëzojë mundësinë ekzistuese për të arritur një kompromis.

Duke iu referuar Zyrës së Presidentit Vuçiç, thuhet se kongresisti Poe ka mbështetur qëndrimin që Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet kohë dhe hapësirë për të arritur një marrëveshje të përbashkët. Ndërkohë, Vuçiç falënderoi kongresistin Poe për angazhimin e tij ndër vite në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb