MITROVICË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar ditën e sotme për të bërë vizitë tek Liqeni i Ujmanit në pjesën veriore të Kosovës. Ai tha se ishte një emocion i veçantë dhe një shëtitje e bukur duke kujtuar se Ujamni është aset i Kosovës.

“Ky është një vend i mrekullueshëm, vend i bukur i pakrahasueshëm i Republikës së Kosovës dhe rajonit. Ishin emocione të veçanta dhe një shëtitje e bukur në këtë vend me ambient të bukur. Është një aset i yni dhe një mrekulli e Zotit”, deklaroi Thaçi për mediat.

Kreu i shtetit të Kosovës ka deklaruar se gjatë qëndrimit në pjesën e Ujmanit, ai është takuar dhe ka pirë kafe me disa serbë.

“Dua t’i falënderoj sepse dëshirojnë një Kosovë evropiane, Kosovë të perspektivës euro atlantike andaj unë si president i Kosovës ju dua të gjithëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb