Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka treguar detaje të tjera si nga takimi në Bruksel si dhe përplasjen që pati me Hotin për termin shtet për Kosoën.

Sipas tij, Hoti përsëriti 20 herë frazën dy shtete, pra që Kosova dhe Serbia janë dy shtete të ndryshe. Por Vuçiç zbulon se dhe ai 20 herë iu kundërpërgjigj se kemi të bëjmë me një shtet Serbinë, dhe një provincë autonome Kosovën.

Më tej Vuçiç ka thënë se takimi ishte i vështirë dhe nuk është kënaqësi për të të marrë pjesë në dialog me Kosovën. Por në rast të kundërt sipas Presidentit Vuçiç, Serbia do të mbetej e izoluar nga bota.

“Ju mendoni se është kënaqësi për ne të jemi këtu. Unë e kam refleksin e Pavlovit sa herë që vij këtu. Jam i lodhur duke dëgjuar Hotin se si kosovarët janë viktima dhe ne jemi zuzarët. Por duhet të jesh i fortë dhe shumë i fortë”, ka thënë Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb