Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në disa vende evropiane po bëhen diskutime për atë se çfarë duhet të bëjnë serbët dhe shqiptarët lidhur me Kosovën. Sipas tij, Serbia do të përballet me këto presione.

“E kush jeni ju, çfarç iu intereson se ç’duhet të bëjnë serbët dhe shqiptarët? Pak është çmenduri, por është bota në të cilën jetojmë. Të mëdhenjtë i japin vetes të drejtën për të vendosur për të gjitha”, ka thënë Vuçiç në një konferencë për shtyp, raporton Fonet.

Vuçiç ka shtuar “se nuk mendon që presidenti amerikan Donald Trump është në anën e Serbisë, por edhe se nuk mendon që ai nuk dëshiron të dëgjojë palën serbe”.

I pyetur për letrën e shqiptarëve të SHBA-së për presidentin Trump, Vuçiç ka thënë se asnjëherë nuk duhet të nënçmohen iniciativat e tyre, pasi bëhet fjalë për “një faktor shumë të fuqishëm, për njerëz të pasur dhe me ndikim, që kanë para dhe udhëheqin fushata”.

Presidenti i Serbisë po ashtu ka mohuar që ka marrë ndonjëherë ofertë për shkëmbim të territoreve me Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb