Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme mbërriti në Beograd ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç ka publikuar një video në “Instagram”, bashkangjitur së cilës shkruan se së bashku me kryeministrin Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi , Zdravko Krivkapiç ka vizituar Kullën e Beogradit.

“Sonte po vizitoj Kullën e Beogradit me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokapia,“shkruan ai.

 

Ndërsa pas vizitës në qytet, liderët kanë zhvilluar edhe një darkë punë.

Ka qenë sërish presidenti serb i cili ka publikuar një fot nga darka, ndërsa shprehet: “Një mbrëmje e mrekullueshme me miqtë. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, shprehet Vuçiç.

Foto

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb