Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas rrëmbimit të tre efektivëve të policisë së Kosovës nga Serbia në afërsi të kufirit.

Në një postim në Twitter, Gërvalla u shpreh se akti i sotëm është përsëritja e praktikës kriminale të padronit të Vuçiçit, Millosheviçit, i cili urdhëroi rrëmbimin e oficerëve të OKB-së gjatë luftës në Bosnje për të shantazhuar Perëndimin.

Ajo shton se një përshkallëzim i tillë i situatës shërben si një thirrje zgjimi, ndërsa shi ka bërë thirrje presidentit serb që të lirojë menjëherë efektivët.
Ministrja e Jashtme i ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve që të ndalojnë përshkallëzimin.
“Rrëmbimi i tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga regjimi i Vuçiçit në thellësi të territorit të Kosovës është përsëritja e praktikës kriminale të padronit të Vuçiçit (Millosheviçit), i cili urdhëroi rrëmbimin e oficerëve të OKB-së gjatë luftës në Bosnje për të shantazhuar Perëndimin. Ky përshkallëzim shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990. Kjo është e paimagjinueshme pa pranimin e vazhdueshëm të dhunës së Vuçiçit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë e Perëndimit.
Vuçiç padyshim do që situata të përshkallëzohet më tej në të gjithë rajonin nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO. I bëjmë thirrje Vuçiçit që të lirojë menjëherë policët tanë. Ne i bëjmë thirrje Perëndimit të ngrihet në mbrojtje të aleatëve perëndimorë dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiçit”, shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb