Policia e Shkodrës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi dyshohet se ka kontrabanduar emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë, i riu u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni i koduar “Vukpalaj”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. B., 26 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ky shtetas u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb