SERBI- Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, reagimet dhe kundërshtimet e palës serbe janë shtuar.

I fundit që ka folur është Aleksander Vulin, ministër serb i Punës, Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Veteranëve, ka thënë se Serbia do të luftojë për çfarëdo vendimi, dhe lufta, sipas Vulinit, do të vazhdojë edhe pas votimit, transmeton Koha.net.

“Serbia do të luftojë për çfarëdo vendimi, dhe ne do të luftojmë edhe një ditë pas votimit”, u ka thënë Vulin gazetarëve pas një vizite në një shtëpi të moshuarish në Serbi.

Sipas atij, skenari më i mirë do të ishte që mos të kishte fare vendim për Kosovën, dhe të gjendej një zgjidhje tjetër për ta shtyrë atë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb