SERBI– Deklarata e Hashim Thaçit për “një padi për genocid” ndaj Serbisë, sipas ministrit serb Aleksandar Vulin ka për qëllim “prishjen” e vizitës së kryeministrit Aleksandar Vuçiç ditën e sotme në Tiranë.

“Kushdo që e njeh politikën e shqiptarëve të Kosovës, e di se ata kurrë nuk thonë gjëra të tilla rastësisht, dhe se ata shumë rrallë thonë gjërat që mendojnë vetë. Politika e shqiptarëve të Kosovës është e ngjashme me atë dronin, që lëshohet nga duart e dikujt tjetër”, është shprehur për “Tanjug”, ministri serb Aleksandar Vulin.

Sipas tij, kjo është një përpjekje për të bërë “të pamundur dhe të vështirë” vizitën e Vuçiç në Tiranë.

Ndërkaq, Vulin tha se “të gjithë e di se tashmë Serbia është kthyer në drejtim të stabilitetit dhe paqes, dhe mund të thuhet se, ndryshe nga shumica e vendeve të rajonit, Serbia ka stabilitet të qëndrueshëm politik dhe ekonomik”.

“Idetë e Hashim Thaçi nuk janë të panjohura për ne. Megjithatë, do të ishte shumë më mirë nëse ati do t’i dedikohej krijimit të gjykatës speciale, dhe të shpjegojë rolin e tij në periudhën që parapriu bombardimet e NATO-s (në 1999) dhe kohën e pas bombardimeve”, tha Vulin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb