SERBI-Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguar ashper pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Serbi, i cili ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Vulin, sipas mediave serbe, ka thënë se ambasadori amerikan Kyle Scott me arrogancën e tij harroi se Serbia nuk është një koloni dhe se nuk mund të shkelë dinjitetin e saj.

“Më vjen keq që ambasadori Scott arrogancën e tij nuk është përpjekur për të treguar në një ngjarje me presidentin Vuçiç, sepse atëherë do të fluturonte nga qeveria. Por, të paktën Serbia do të mund të shihte  kush është duke luftuar për Serbinë dhe mendon vetëm për shpinën e tij të ulët”-tha Vulin, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave serbe, ambasadori Scott me rastin e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit për ndërtimin e Korridorit Moravës, tha se qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por qeveri e Kosovës, e një shteti të pavarur dhe sovran.

“Ambasadori Scott, në arrogancën e tij, harroi se Serbia nuk është një koloni dhe se nuk mund të shkelet në dinjitetin e saj. Kurse Kosova është e ashtuquajtur dhe se nuk është shtet tregon fakti se ajo nuk është anëtare e OKB-së. Ose, ndoshta, ambasadori Scott filloi të flasë dhe në emër të Kombeve të Bashkuara. Për arrogancë të tillë populli ynë thotë: sa me i zbrazët është kungulli, aq me i më i pafytyrë është”- tha ministri Vulin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: