Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin deklaroi se për ushtrinë duhet të investohet çdo vit.

Deklarata e zyrtarit serb u bë gjatë një vizite në Forcat Ajrore në Qendrën e Trajnimit Ajror në Batajnicë.

“Duhet të investohet më shumë në secilin vit në stërvitje, njohur dhe dituri që na duhen. Falë kësaj ne do të kemi mundësi jo vetëm që të garantojmë sigurinë mbarë vendit tonë, por edhe ta ruajmë paqen në gjithandej Ballkanit”, ka thënë Vulin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: