Ka shpërthyer vullkani Kilauea në Ishullin e Madh të arkipelagut të Hawaii-t, bëri të ditur Enti gjeologjik i SHBA-ve.

Shpërthimi filloi të dielën në mbrëmje nga krateri Halema’uma’u. Vullkani gjendet në kuadër të Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawaii-t.

Shërbimi meteorologjik kombëtar në Honoluluu ka lëshuar paralajmërim të hedhjes së hirit prej vullkanit. Ata theksuan se ekspozimi i tepërt i hirit irriton sytë dhe organet e frymëmarrjes

Sipas mediave, një tërmet me madhësi prej 4.4 ballë u raportua në zonë menjëherë pasi filloi shpërthimi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb