Spanja do të ndajë 206 milionë euro për ishullin La Palma për të ndihmuar banorët për dëmet e shkaktuara nga shpërthimet vullkanike, njoftoi të dielën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Rrjedhat e lavës shkatërruan 946 ndërtesa në ishull dhe dëmtuan qindra të tjera, sipas shifrave të fundit. Nga 85.000 banorët e ishullit të vogël, rreth 6.000 u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

“Ne jemi këtu për të marrë përsipër detyrën e madhe të rindërtimit të La Palma”, tha Sanchez gjatë vizitës së tij të tretë në ishull që kur shpërtheu vullkani dy javë më parë.

Kryeministri spanjoll tha se ndihma miliona dollarëshe do të shkonte për rindërtimin e infrastrukturës, furnizimin me ujë, punësimin, bujqësinë dhe turizmin. Paketa do të miratohet të martën dhe paratë do të dërgohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Vullkani Cumbre Vieja, i cili nuk ka shpërthyer për 50 vjet, vazhdon të nxjerrë hi, tym dhe lavë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb