Ard Mema ishte vetëdijshëm se çfarë e priste tek Tirana, fundja nxitoi për të mos humbur asnjë minutë duke qenë i pranishëm në stërvitje ende pa u bërë zyrtari kalimi i tij tek bardheblutë. Trajnerit të ri i duhej kohë për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të përgatitur si duhet transfertën Vlonjate.

Mema po i kushton shumë kohë aspektin psikologjik të lojtarëve, dukësh të ngarkuar shumë, pasi këtë lojtaret po e shfaqin edhe në seancat stërvitore. Mjafton një shkëndijë për të trazuar menjëherë situatës, kështu ndodhi edhe ndërmjet Imamit dhe Atingës ku u desh ndërhyrja e Memës për të qetësuar situatën. Trajneri i ri duhet të bëjë llogaritë edhe me disa mungesa të sigurta në këtë takim si Blazhevski. Oduamadi apo Kërçiku, apo disa lojtarë që nuk janë në formën e duhur.

Sigurisht që Mema ishte në dijeni të këtyre fakteve por Tirana është një emër i madh dhe një shtëpi e madhe të cilën vështirë se mund ta refuzosh. Trashëgimia me probleme që la Ze Maria është e dukshme por duke nisur që nga kjo e hënë, Mema dhe stafi i tij mbajnë përgjegjësi dhe do të kërkojnë që në këtë pak kohë që kishin në dispozicion të përgatisin si duhet këtë transfertë. Problemi i parë që kërkon zgjidhje tek bardheblutë është mbrojtja pasi në tetë javë kampionat kanë pësuar 10 gola, shumë për një ekip si Tirana i cili kërkon minimalisht pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb