I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj Vullnet Haka nga Everest IE ka folur përdorimin e plastikës në paketimin e prodhimeve, kur mund të kontaminojë produktin dhe moszbatimin e Udhëzimeve të adoptuara në Shqipëri.

“Ambalazhet e plastikës tregojnë për avantazhin që kanë nga fleksibiliteti, mënyra e përdorimin dhe e kanë më pak të nevojshme prezencën e aditivëve të shtuar, të cilat në rrethana apo kushte të caktuara mund të shkaktojnë problematikë gjatë përdorimit të tyre. Procesi fillon që tek trajtimi i ushqimit, prodhimi, paketimi, qëndrimi në supermarkete dhe deri tek konsumatori përfundimtar. Ambalazhet e plastikës klasifikohen si të sigurta, por ka disa rregulla, bazë ligjore rregullative të plotë për këtë pjesë, sidomos në vendet e zhvilluara të BE-së. Qeveria është munduar të bëjë adoptime, të zgjedhë udhëzime të ndryshme. Por kemi kakofoni udhëzimesh që thonë shumë gjera, por nuk i adresojnë në mënyrë të saktë. Kemi një Udhëzim Nr. 15 i vitit 2012, i cili nuk gjendet.
Ndërsa në vendet BE është miratuar direktiva që shkon që në dizejnimin e produkteve dhe ambalazheve, që të prodhojnë sa më pak Co2 gjatë prodhimit dhe në fund të ciklit të jenë të riciklueshme dhe të futen në zinxhirin ekonomik.
Për sa i përket paketimeve është kryer hov cilësor në 10 vjeçarin e fundit, pasi më përpara kishte më shumë produkte që tregtoheshin të hapura. Për ruajtjen e produktit mund të përdoren lëndë shoqëruese me aditivë si acid dhe janë raste specifike që mund të nxisin çështjen e migrimit nga ambalazhi në produkt apo anasjelltas. Flasim për analiza shumë specifike, që shumë rrallë lind nevoja që të kryhen.
Është mirë që këto lloj analizash të kishim mundësi t’i kryenim në laboratorët tanë. Vëmendjen më të madhe duhet ta kemi tek importi, duhet të ketë kontroll, besueshmëri më të lartë tek ato që na vijnë dhe vëmendje të shtuar në kontrolle, për specifika për vendet që nuk janë anëtare. AKU mostrat duhet t’i çojë në një laborator të pavaruar për rastet problematike, si metalet e rënda, aditivë”,-tha Vullnet Haka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb