Vendimi më i rëndësishëm, ai për rifillimin e kampionatit, erdhi ditën e djeshme, ndërsa sot Këshilli dhe Asambleja e Lega Calcio kanë caktuar që do të niset më 13-14-17 qershor me ndeshjet e Kupës së Italisë dhe më pas, më 20 qershor, me katër ndeshjet e prapambetura të javës së 25-të, ndërsa më 23-24 qershor do të luhet java e 27-të.

Me kalendarin e organizuar, është diskutuar dhe për oraret e ndeshjeve, ndërsa si opsione janë paraqitur ora 17:15, 19:30 dhe 21:45. Por lojtarët duan ta shmangin orarin e parë, atë të pasdites, duke qenë se në verë temperaturat do të jenë të larta.

Sa u takon lojtarëve që janë në huazim deri më 30 qershor, ata që nuk duan të qëndrojnë më mund të kthehen te ekipet që zotërojnë kartonin e tyre, por nuk do mund të aktivizohen. Dritarja e ardshme e merkatos është zhvendosur në vjeshtë, nis më 1 shtator dhe mbyllet më 5 tetor por me një kleçkë, futja e një kontrate paraprake për të mos u dhënë përparësi klubeve franceze dhe gjermane, të cilat duke qenë se nuk do luajnë në korrik, do e nisin pikërisht atëherë merkaton e verës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb