Shoqëria “Inerte Express” ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për rrugën Tiranë-Elbasan dhe vendimin e Arbitrazhit për të dëmshpërblyer firmën greke me 44 mln euro pasi u largua nga Shqipëria nga qeveria socialiste.

PD tha sot se “kompania greke ishte kontraktuar nga qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por Edi Rama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës ‘Inerte Ekspress’ te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë Greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë”.

Sipas kompanisë shqiptare, “Inerte Express”, ushtron veprimtarinë e saj në fushën e ndërtimit përfshirë prodhim inertesh si dhe prodhim e shitje betoni si produkt i veprimtarisë në ndërtim dhe ka qenë e kontraktuar nga kompania greke “Aktor” në kohën e Berishës kryeministër.

Por kompania thotë se asnjëherë dhe për asnjë punë apo kontrate nuk jemi kontraktuar nga ARRSH-ja jo vetëm për këtë segment rrugor por për asnjë tjeter.

DEKLARATA
Nisur nga lajmet e publikuara se fundmi nga disa media mbi perfshitjen e shoqerise “Inerte Express” ne punimet e rruges Tirane-Elbasan sqarojme si vijon.

Shoqeria “Inerte Express” shpk eshte nje shoqeri private e krijuar konform legjislacionit dhe ushtron veprimtarine e saj ne fushen e ndertimit perfshire prodhim inertesh si dhe prodhim e shitje betoni si produkt i veprimtarise ne ndertim.

Lidhur me lajmet e hedhura ne tregun mediatik se shoqeria qe zoteroj paska marre persiper punimet pas nderprerjes se kontrates me firmen Aktor nuk eshte aspak e vertete dhe kjo deklaruar me pergjegjesi te plote nga ana ime. Se pari shoqeria qe une zoteroj sic e shpjegova dhe me siper merret me aktivitetet e mesiperme dhe nuk ka qene asnjehere e kontraktuar nga enti perkates per te perfunduar apo per te punuar ne kete kontrate. Si te gjithe shoqerite private ne jemi perzgjedhur nga shoqeria Aktor qe ne fillimin e kesaj kontrate per furnizim me inerte dhe beton, kjo ka ndodhur ne kohen kur qeveria drejtohej nga PD (Sali Berisha kryeminister).

Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj se asnjehere dhe per asnje pune apo kontrate nuk jemi kontraktuar nga ARRSH-ja jo vetem per kete segment rrugor por per asnje tjeter.

Lidhur me kete ne jemi besimplote se nuk kemi kryer asnje shkelje ligjore per sa kohe ne kemi qene ne rolin e furnitorit me materialet Inerte dhe beton si cdo subjekt privat tjeter do te bente.

Per me teper kompania Aktor ka bashkepunuar me shume shoqeri shqiptare per pune te ndryshme gjate kohes se ndertimit te kesaj rruge, Ne si shoqeri nuk do kufizohemi as ndikohemi nga drejtimi politik momental dhe as nga miqesite majtas dhe djathtas ne aktivitetin tone te perditshem. Per shkak te luftes se pamoralshme politike ne nuk mund te jemi objekt sulmi me qellim perbaltje te kundershtarit dhe akuza krejtesisht te hamendesuara si dhe te hartuara ne menyre krejtesisht krimimanle.

Marre shkas se kemi qene vazhdimisht nen nje sulm mediatik duke cenuar ne menyre te drejtperdrejt aktivitetin e shoqerise sime kerkoj qe nuk do te lejoj asnje sulm apo insinuate te tille dhe per kete do ndermarr te gjithe hapat proceduriale duke kerkuar perballje dhe ti mbrojne keto deklrate ne sallen e gjyqit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb