KOSOVE– Lista Serbe pritet të jetë përfaqësuese e serbëve në qeverinë e Kosovës, ndërsa Vetëvendosje është kundër.

Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi tha për Tribuna Channel, se Kosova do të vazhdojë ta ketë një Qeveri të kushtëzuar nga Beogradi.

Përfshirja dhe fuqia kaq e madhe që i është dhënë kësaj liste, sipas Selimit, rrezikon ta lërë Kosovën pa ushtri.

Selimi shtoi se Qeveria eventuale e Haradinajt, nuk do të mund ta përfundojë mandatin katër vjeçar të saj.

Sipas tij kjo Qeveri po krijohet me pazare politike që i shkojnë për shtat vetëm atyre që janë pjesë e kësaj udhëheqje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: