Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund të respektojë kurrsesi më shumë opozitën jashtëparlamentare se sa atë që ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga foltorja e Parlamentit, kreu i qeverisë tha se lideri i PD-së e ka më shumë mik Zv.kryetarin e Grupit të CDU-CSU në Bungestag, Johann David Wadephul sa sa ai, por nuk është xheloz për këtë fakt.

“Opozita parlamentare dhe jo parlamentare nuk e nderojnë veten, duke e fyer parlamentin dhe duke i trajtuar parlamentarët si dy kategori; një kategori legjitim dhe ilegjitim. Kjo është e ulët dhe e padenjë. Askush nga ne këtu ilegjitim. Ju keni këtu politikisht me nënë dhe babë, disa me Monikën, disa me Lulin. S’ju solli PS këtu. As ndonjë monarki paralele me republikën. Para të gjithëve sot dua t’ju shpreh solidaritetin tim. Se respektoj më shumë Lulzim Bashën se sa Rudina Hajdarin. Se respektoj më shumë Metën se sa Murrizin. S’respektoj më shumë ata që janë jashtë, që ishin këtu dhe ikën. Nga kjo foltore dua t’ju them të gjithë miqve tanë ndërkombëtare, që nga përfaqësuesja e SHBA që u vu në dispozicion me shumë bujari, hapi dhe derën e shtëpisë së saj, meqë parlamenti ishte godinë e papranueshme për Bashën dhe ata që e braktisen. Apo dhe përfaqësuesi i BE dhe i Britanisë së Madhe, të cilët edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, për sa kohë unë të jem kryetar i PS, me përkthim në shqip. Ashtu siç falënderoj dhe zotin Wadephul, me të cilin kemi komunikim. Është shumë më tepër mik me Bashën se sa me mua. Unë nuk jam xheloz për Lulzimin, mjafton se ai eshte mik dhe me mua. Ai eshte nje europianist i vendosur, personalitet. Parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset saktësisht sic mendojne perfaqesuesit e popullit shqiptar ketu ne kete salle, në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit dhe në respekt te me shume se 80% e shqiptareve qe duan te zgjedhin jo vetem deputetin, por dhe partine. Mjegulla e përhapur përmes dezinforimit, përmes gjysmë të vërtetave dhe përmes klithjeve dhe lotëve të atyre që janë jashtë, do të shpërndahet më herët se vonë. S’do e pengojë parlamentin e Shqipërisë që pa u mbyllur ky sesion, të votojë një ndryshim që i shërben zgjedhësve shqiptarë. Që siç thotë Myslym Murrizi; duhet të zgjedhin dhe jo vetëm të votojnë.”, theksoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: