Wales do të rikthehet të luajë në një Kupë Bote pas 64 vitesh mungesë. Një nga lojtarët e kësaj përfaqësuesje që pritet shuëm prej tij është edhe Gareth Bale, i cili ka dalë në media para sfidë me USA-n.

“Kur isha fëmijë ëndërroja të shihja Uellsin të luante në një Kupë Botërore dhe të isha pjesë e atij ekipi.

Ëndrra është realizuar, është e pabesueshme dhe jam krenar që luaj për vendin tim. Ne shohim ndërtimin e pritjeve në të gjithë Uellsin, flamujt duke u vendosur në dritare, njerëz që ecin me fanella të kombëtares.Tani jam gati të shkruaj historinë e vendit tim. Shkollat ​​do të ndalojnë dhe fëmijët do të humbasin mësimet sepse do të shikojnë ndeshjet, do të jetë një moment vërtet i madh në historinë tone dhe shpresoj se do të argëtohemi” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: