Edhe pse u duk sikur marrëdhënia mes tyre shkoi drejt përmirësimit, “telenovela” Wanda Nara-Icardi ka marrë një tjetër kthesë. Ata duket se do të shkojnë drejt një divorci përfundimtar e kjo po gjen konfirmime në të gjitha mediat.

Kjo për faktin, se Wanda ka zbuluar se Icardi dhe aktorja Eugenia Suarez nuk kanë kontaktuar vetëm përmes rrjeteve sociale, por edhe janë takuar fizikisht. Për këtë fakt, që Wanda nuk ka qenë e njohur më herët, ka marrë vendimin final që do të thotë ndarje. Nga kjo, më së shumti e pëson Icardi, i cili duhet të paguajë diku te 70 mln euro, shifër vërtetë e lartë. Pasuria e çiftit ka në përbërje dhe 5 shtëpi e 7 makina, të ndarë mes Italisë dhe Argjentinës.

Në “vorbullën” e këtyre zërave, Wanda Nara ka publikuar në rrjete sociale një foto të ish të shoqit, Maxi Lopez, me të cilin ka dhe tre fëmijë. Ajo ka publikuar foton ku shihet sulmuesi me fëmijët, e bashkë me të ndodhet dhe partnerja aktuale.

Ndërsa nga Icardi ende nuk ka asnjë reagim, duke shtuar këtu se sulmuesi ka mbyllur “Instagramit” pasi iu zbulua “skandali i tradhtisë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: