Telenovela Mauro Icardi-Inter mund të jetë në serinë e fundit. Sinjali i radhës, shumë domethënës, vjen nga bashkëshortja-agjentja e tij Wanda Nara. Gjatë transmetimit të emisionit “Tiki Taka”, ku Wanda është e ftuar e përhershme, biondja u largua live në orën 00:40 ku sigurisht arsyeja e vetme ishte Icardi: “Janë dy ekipe në Europë, u fol dhe për Boca Juniors, por vështirë”, u shpreh Wanda përpara se të largohej.

Wanda
Wanda

Të gjithë rrugët të dërgojnë në Kullën Eifel, ku PSG po pret ish kapitenin e Interit me një kontratë në tavolinë. Francezët kanë humbur pjesë të rëndësishme në këtë fillim sezoni ku Mbappe dhe Cavani duhet të qëndrojnë në bokse për një periudhë të gjatë. PSG kërkon një sulmues për të plotësuar vendet e lëna bosh, për momentin Icardi është alternativa më e mirë e mundshme.

Icardi Marotta Chiama Wanda 1
Icardi Marotta Chiama Wanda 1

Marotta dhe Leonardo po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm për të vënë në jetë këtë lëvizje. Përcaktues në këtë tratative pritet të jetë dëshira e lojtarit i cili me sa duket në orët e fundit është bindur për të nisur një aventurë të re jashtë Italisë. Icardi pritet të transferohet në Paris në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb