Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë të ndarë apo jo? Në Argjentinë (pas deklaratave të fundit të futbollistit, që ka mohuar ndarjen) nuk flitet për agjë tjetër. Në një nga programet më të ndjekur (La noche de Mirtha) është intervistuar Ana Rosenfeld, avokatja dhe mikja më e mirë e Wanda Nara.

Ajo ka hedhur dritë mbi çështjen: “Kanë nënshkruar atë që quhet dokument i ndarjes. Wanda ka dashur të jetë e qartë, sepse ka pak rezistencë nga ana e Mauro Icardi-t. Nuk do të ndahet”, ka thënë Rosenfeld, e cila ka shtuar:

“Sot marrëveshja është e njëanshme, personat mund të ndahen kur nuk ka më dashuri ose dëshirë për të qëndruar bashkë”. Kur avokatja është pyetur në lidhje me historinë mes Wanda-s dhe L-Gante, përgjigja ka qenë e qartë:

“Po njihen, shkojnë shumë mirë, punojnë bashkë, flasin çdo ditë për çështje profesionale, pune, miqësore… por a mjafton kaq për t’i quajtur një çift?”, ka qenë përgjigja në formë pyetje e avokates.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb