Wanda Nara dhe Maruo Icardi duket se kanë hedhur pas krahëve krizën e ditëve të fundit dhe janë ribashkuar sërish. Kjo është konfirmuar nga vetë lojtari i PSG, i cili përmes fotove me modelen shkroi:

“Faleminderit dashuria ime qe vazhdove të besosh në këtë familje kaq të bukur.

Faleminderit që vazhdon të jesh motori i jetëve tona. Sa të dhemb të lëndosh njerëzit që do. E kupton kur ke faljen e atyre që lëndove,” shkruan Icardi.

Sakaq, kujtojmë se ditët e fundit u zbulua tradhtia e Icardit me aktoren e njohur argjentinase Eugenia Suarez. Ajo u zbulua nga Wanda, përmes një hetuesi privat, që kontrolloi lëvizjet e sulmuesit dhe zbuloi mesazhet në rrjete sociale me aktoren.

Pasi u vërtetua ky fakt, Wanda mori fëmijët dhe u largua nga shtëpia, duke dhënë sinjale të qarta se mes saj dhe sulmuesit ka përfunduar gjithçka. Ajo madje hoqi dhe unazën e fejesës, duke thënë se është më mirë pa të.

Ndërkohë, gjithë këto ditë, Icardi braktisi stërvitjen dhe u përqendrua te e shoqja dhe mesa duket falja ka ardhur.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb