Janë ditë të gjata dhe të komplikuara për Wanda Nara. Bashkëshorti i saj Mauro Icardi ka rezultuar pozitiv me Coronavirus gjatë pushimeve në fund të gushtit në Ibiza, së bashku me të tjerë shokë të skuadrës, mes të cilëve edhe Neymar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas një vere në distancë në shtëpi të ndryshme të familjes, nga Milano, Como dhe Parisi, Icardi kishte vendosur të shkonte në ishullin spanjoll për të kaluar disa ditë me miqtë në vilën luksoze që ata marrin çdo vit me qira.

Pas konfirmimit të infektimit me Covid-19, ish bashkëshorti i Wanda, Maxi Lopez, babai i tre nga pesë fëmijët e showgirlit, kishte sulmuar rëndë Wanda Nara, duke e akuzuar që ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve, duke thënë që dy prej tyre ishin të infektuar.
Wanda Nara nuk ju përgjigj kritikave por, disa ditë më parë në një video social, vajza më e vogël Isabella, ka saktësuar që vetëm babai i saj ka Covid-19.

Fakt është që tani e gjithë familja është në karantinë në rezidencën gjigande në Paris. Meshkujt e shtëpisë luajnë futboll në oborr, ndërsa femrat bëjnë make-up pafund. Mauro Icardi merret me qentë dhe Wanda shfaqet seksi.
Bonne nuit, natën e mirë shkruan Wanda Nara në Instagram, duke u shfaqur shumë e nxehtë me gjoksin që tregon në plan të parë, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb