Në pjesën e parë të programit “Belve” të drejtuar nga Francesca Fegnani, Wanda Naras i është bërë një pyetje mjaft interesante, e cila ka fituar vëmendjen e të gjithë publikut. Modelja e njohur u pyet për raportet që ka patur me Diego Armando Maradonën.

“Nuk kam qenë asnjëherë në shtrat me të. Është e vërtetë që një herë përfundova në të njëjtën shtëpi ku organizoheshin festa dhe e kuptova që një gjë e tillë do të më kishte bërë të famshme por nuk arrita as të flisja me të” – Tha ajo. Gjithsesi, fjalët e Naras nuk janë shumë të besueshme, pasi publiku shpeshherë ka vërtetuar krejt të kundërtën e asaj që ka deklaruar modelja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: