Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë qëndrimit në Washington zhvilloi një takim me Kongresmenin, David G. Valadao. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se SHBA janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë.

Sips Ballës, për Shqipërinë marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Capitol Hill?KONGRESI?? Takim me Congressman David G. Valadao SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të luftës kundër terrorizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: