Lajmet e rreme morën një dimension tjetër kur një organizatë joqeveritare në Shtetet e Bashkuara vendosi të realizojë kopje të rreme të gazetës amerikane Washington Post ku njoftonte lexuesit se Presidenti Trump kishte dhënë dorëheqjen dhe ishte arratisur në gadishullin e Krimesë.

Aktivistët që shpërndanë gazetat fallso me emrin Washington Post u shfaqën në zona të ndryshme të Washington DC madje edhe pranë Shtëpisë së Bardhë duke shpërndarë falas produktin e tyre.

“E paprecedente. I jepet fund krizës. Trump braktisin Shtëpinë e Bardhë” ishte titulli që i përzgjedhur për të shokuar lexuesit dhe kalimtarët. Në artikull, aktivistët kishin shkrirë të gjithë fantazinë duke ofruar detaje për mënyren sesi Trump ishte arratisur.

Fake Washington

“Dorëheqja e Trump shkakton valë festimesh në të gjithë globin ndërsa vendet europiane refuzojne ta strehojnë atë. Eshtë vetëm Rusia ajo që vendos ta strehojë Trumpin në rajonin e zaptuar të Krimesë” nënvizohej ndër të tjera në gazetën e rreme. Aktivistët jo vetëm e dhuruan gazetën, por e publikuan atë edhe në internet. Ndërkohë drejtuesit e gazetës së vërtetë Washington Post u distancuan nga ky publikim duke paralajmëruar se nuk do të tolerojnë veprime të tilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb