Për herë të parë në historinë 144-vjeçare të “Washington Post”, një grua është zgjedhur të drejtojë gazetën.

Sally Buzbee i “Associated Press” mori detyrën nga Martin Baron, i cili doli në pension në fund të shkurtit.

Buzbee, aktualisht kreu ekzekutiv dhe zëvendësspresidente e AP, do të marrë drejtimin e një zyre editoriale prej një mijë personash në qershor.

Emërimi u bashkohet emërimeve e fundit të grave që kanë marrë drejtimin e gazetave prestigjioze, përfshirë një muaj më parë italianen Alessandra Galloni, gruaja e parë që drejton “Reuters”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb