Watford ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi ndaj Manchester City duke u future në zonën e rënies nga Premier League dhe tashmë duhet të shpresojë në ndeshjen e fundit për të marrë pikë.

‘Bletët’ u mposhtën 0-4 nga ekipi i Guardiolës që nuk fali edhe pse në kampionat është pa objektiva pasi ka siguruar vendin e dytë. Nga ana tjetër Aston Villa ka bërë një fitore surprizë ndaj Arsenal duke u ngjitur në vendin e 17-të që e mbante Watford, pozicion që e shpëton nga rënia.

Goli i Trezeguet vendosi sfidën dhe e ngjit Aston Villan në pozicionin e dëshiruar me pikë të barabarta me Watford. Por ndërkohë Aston Villa duhet të shpresojë tek një fitore në transfer ndaj West Ham që me golavarazh tashmë ka ‘firmosur’ mbijetesën  si dhe një ndalesë të Ëatford ndaj Arsenalit në Emirates.

Por mbrapa mbetet edhe rreziku i Bournmouth që ka 3 pikë por që në rast humbje të Aston Villës dhe Watford në ndeshjet e fundit, dhe në rast se ajo fiton në Everton atëhere i lë pas të dyja dhe siguron për vete mbijetesën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb