Arsene Wenger i ka pranuar me modesti lëvdatat për paraqitjen fantastike të skuadrës së tij kundër Manchester Cityt. Arsenali fitoi me rezultat 2-0 kundër kampionit në Etihad Stadium duke bërë kështu të heshtnin kritikët e shumtë. Topçinjtë janë kritikuar se bënin lojë shumë të hapur në javët e fundit, ndërsa në ndeshjen e të dielës fokusi i tyre ishte në mbrojtje. Megjithatë, strategu francez thotë se taktikat e tij nuk kanë dalluar shumë nga mënyra e zakonshme e lojës së skuadrës së tij. “Kemi luajtur kështu shumë herë, më besoni. Mendoj se ishte rezultat i punës së kryer mirë nga të gjithë”. “Mos harroni se kemi pasur shumë mbrojtës që nuk kanë mundur të luajnë. Sot (e diel) i keni parë qendërmbrojtësit bashkë, ata përbëjnë një partneritet të mirë dhe nevojitet kohë për t’u kthyer në nivelin e duhur”, është shprehur Wenger për Sky Sports.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: