Arsene Wenger në fund të këtij sezoni i dha fund aventurës së tij me Arsenal pas 22 vitesh, duke lënë vakant një vend që me shumë mundësi mund të zihet nga Unay Emery, ish-trajneri i Paris SG.

Gjithsesi koha që ka qëndruar francezi në veri të Londrës meriton respekt dhe këtë e vërteton edhe fakti që ai ka refuzuar 3 herë Real Madridin.

“Kur ndërtuam stadiumin e ri (Emirates) bankat më kërkuan të qëndroja për të paktën pesë vitet në vazhdim. Herën e parë që më kërkoi Madrid, ishte brenda atyre pesë viteve dhe i thashë se nuk mund ta bëja, pasi do të tradhtoja klubin,” shprehet Ëenger për beIN SPORTS.

“Real Madridin më duket se e kam refuzuar dy apo tri herë. Ishte një nga ekipet që kam mbështetur kur kam qenë fëmijë. Por mendoja se nuk mund të largohesha nga Arsenal.

Gjithmonë tundohesh për të shkuar te Real Madrid pasi më ofroi të kontrolloja të gjithë klubin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb