ANGLI – “Daily Express” hap sot faqen e saj online me situatën e vështirë që po kalon Arsene Wenger në drejtimin e Arsenalit. Trajneri Francës është i detyruar të fitojë të mërkurën në sfidën përballë Dortmundit në të kundërt rrezikon shumë, në një kohë kurë avancimi në Champions për “Topçinjtë” është një detyrim.

Aksioneri në minorancë i Arsenalit Alisher Usmanov ka akuzuar rëndë Wenger pas humbjes së pësuar kundër Man.United: “Arsene është një nga trajnerët më të mirë jo vetëm në Europë, por dhe në botë.

“Por ne në Rusi kemi një proverbë që thotë: ‘edhe nga një zonjë e vjeter mund të të bie një gurë në kokë’. Të gjithë bëjmë gabime, edhe ai bën, vetëm se në moshën e tij janë të rralla, duhet ti pranojmë. Duhet të përforcohemi në të gjithë repartet për të qenë konkurrues me skuadrat më të mëdha në glob”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: