Arsene Wenger, trajneri i Arsenal, në një intervistë për mediat pas ndeshjes së fituar 4-1 kundër West Ham, ka thumbuar tifozët e ‘topçinjve’ për vendimin që ai ka marrë për t’u larguar nga londinezët pas 22 vitesh.

Trajneri veteran është kritikuar pafund nga tifozët dhe analistët në vitet e fundit, por 68-vjeçari ka folur me pasion për dedikimin e tij.

“Nuk do të largohem asnjëherë komplet nga klubi. Kam dhënë vitet më të mira të jetës sime për këtë klub. Kam mbërritur 46 vjeç, kam punuar shtatë ditë të javës, jo gjashtë, jo gjashtë e gjysmë, shtatë – për 22 vite. Nuk mundet thjesht të largohesh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është e pamundur.

“Mendoj se ky klub respektohet kudo në botë, më shumë se në Angli. Tifozët tanë nuk kanë shfaqur imazhin e unitetit që doja të ishte kudo në botë. Mendoj se ky klub ka një imazh fantastik.

“Nejse, nuk dua të bëj polemika. Tifozët donin që unë të largohesha pasi nuk ishin të lumtur. Kështu e ka ky profesion.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb