ANGLI

Chelsea ka fituar minimalisht derbin e Londrës ndaj West Ham si dhe sfidën direkte për vendin e katërt.

Blutë luanin sfidën në transfertë, teksa ishte goli i Werner në fund të pjesës së parë që i dha fitoren.

Me këto 3 pikë, Chelsea shkëputet nga West Ham dhe karvani i ekipeve që synojnë zonën Champions, si Liverpool, Totenham apo Everton, dhe i afrohet vendit të tretë, Leicesterit me 1 pikë.

Teksa kanë ngelur edhe 5 ndeshje nga përfundimi i Premier League, gara për zonën Champions në Angli mbetet ende e hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb