Të premten Totenham me shumë mundësi ka humbur përfundimisht shanset për titullin kampion pasi dështuan në transfertë kundër West Ham duke u mundur 1-0.

Por kjo duket se nuk i ka bërë përshtypje futbollistëve të kësaj skuadre. Sipas asaj që raporton “The Sun”, të nesërmen, ekzaktësisht të shtunën, Dele Alli ka udhëtuar drejt Ibizës për të pushuar së bashku me të dashurën e tij Ruby Mae.

Me yllin e Totenham dhe të “Tre Luanëve” kanë qenë edhe dy shokë skuadre si Michel Vorm dhe Kieran Trippier.

Sipas gazetës britanike ky veprim është konsideruar si i papranueshëm nga tifozët e Totenham pasi në më pak se 24 ishin këta futbollistë që i dhanë fund ëndrrës së tyre për titull.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: