Transferimi i bisedës nga iPhone në Android mbërrin edhe në WhatsApp, ndërkohë që në të ardhmen do të jetë gjithashtu e mundur edhe anasjelltas.

Për momentin risia është në përputhje vetëm me telefonat e sapo prezantuar Samsung, tip Galaxy Z Fold3 dhe Z Flip3.

Gjatë javëve të ardhshme do të mbërrijë edhe në telefonat inteligjentë të tjerë të Samsung me Android 10.

Në një kohë të mëvonshme, të paspecifikuar, do të vihet në dispozicion për telefonat inteligjentë të markave të tjera dhe gjithashtu do të arrijë transferimi në drejtimin tjetër.

Për të bërë transferimin ju nevojitet një kabllo Lightning në USB-C dhe dy telefonat duhet të jenë të lidhur me njëri-tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: