WhatsApp edhe më parë ka ndërmarrë hapa për të luftuar lajmet e rreme në aplikacionin e saj të mesazheve, siç është markimi i mesazheve që shpesh bëhen forward.

Pandemia e COVID-19 ka krijuar shumë dezinformata tek përdoruesit, dhe WhatsApp tani ka njoftuar se po prezanton kufij rreth funkionit të forward për mesazhe që përcillen dhe shpërndahen më shumë nga përdoruesit.

“Tani ne po prezantojmë një kufizim, në mënyrë që këto mesazhe të mund të përcillen vetëm në një bisedë në të njëjtën kohë,” shkroi Whatsapp në blogun e saj.

Lajmi vjen pothuajse dy vjet pasi WhatsApp fillimisht zbatoi kufizimet e para për përcjelljen e mesazheve. Atëherë, kompania në pronësi të Facebook-ut kufizoi mesazhet që përcilleshin në maksimum pesë kontakte me një herë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: