WhatsApp po përpiqet të sigurojë përdoruesit, të shqetësuar me idenë se sistemi i mesazheve do të ndante më shumë të dhëna me kompaninë e saj mëmë Facebook, sipas rregullave të reja të botuara javën e kaluar duke shkaktuar panik regjistrime rekord tek konkurrentët Signal dhe Telegram.

“Me gjithë thashethemet që shkojnë përreth, ne duam t’u përgjigjemi disa prej pyetjeve më të zakonshme që kemi marrë”, shkruan WhatsApp në faqen e saj të internetit, nën seksionin “siguria dhe privatësia”.

“Ne duam ta bëjmë të qartë se azhurnimi nuk ndikon në asnjë mënyrë në privatësinë e mesazheve të shkëmbyera me miqtë dhe familjen tuaj”, deklaroi sistemi i mesazherisë.

Javën e kaluar, WhatsApp kërkoi për rreth dy miliardë përdorues të pranonin kushtet e reja të përdorimit, duke iu mundësuar të shpërndanin më shumë të dhëna me kompaninë mëmë Facebook, me kushtin që nuk do të mund të hynin më në llogarinë duke nisur nga 8 shkurti.

Ndryshimet kanë të bëjnë vetëm me biseda të mundshme me kompani, siguron WhatsApp, i cili donte të ishte më transparent për mënyrën se si ne mbledhim dhe përdorim të dhëna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: