Joko Widodo dhe Ma’ruf Amin u betuan të dielën si presidenti dhe nënpresidenti i Indonezisë për periudhën 2019-2024.
Të dy zyrtarisht morën postin e parë dhe të dytë të Indonezisë u betuan në mbledhjen e seancës plenare të Kuvendit Konsultativ Popullor (MPR), organi më i lartë legjislativ në Indonezi.
Betimi dhe emërimi i presidentit të zgjedhur dhe nënpresidentit u drejtua nga kryetari i MPR-së, Bambang Soesatyo.
Në ceremoninë e betimit, Widodo u zotua të përmbushë detyrimet e Presidentit të Indonezisë dhe të mbështesë Kushtetutën e vitit 1945.
Pas betimit zyrtar, Widodo u kthye për të udhëhequr qeverinë pas fitores së zgjedhjeve të këtij viti.
Ky është mandati i dytë i presidentit për Widodon.
Në periudhën 2014-2019, Widodo shërbeu si president i Indonezisë i shoqëruar nga nënpresidenti Jusuf Kalla.
Sipas vendimit të Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor (KPU) i cili u lexua nga kryetari i MPR-së, Bambang Soesatyo, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019, Widodo dhe Ma’ruf Amin arritën të fitojnë 55 për qind të votave në krahasim me rivalët e tyre Prabowo Subianto dhe Sandiaga Uno, të cilët fituan rreth 45 për qind të votave.
Widodo dhe Ma’ruf Amin u mbështetën nga nëntë parti kombëtare, përfshirë fituesin e zgjedhjeve të vitit 2014, Partia Demokratike Indoneziane për Përpjekje (PDI-P).
Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë një numër krerësh shtetesh, si kryeministri i Malajzisë Mahathir Mohamad, kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong, kryeministri australian Scott Morrison dhe një numër delegatësh nga vendet mike.//AA