Telefonata pa fund, e-maile, takime natën: që prej pesë vitesh, kancelarja gjermane Angela Merkel flet, shkruan dhe debaton për krizën e borxheve në Greqi.

Por se çfarë ka thënë në të vërtetë Merkel, këtë e dinë shumë pak njerëz.

Për herë të parë platforma Wikileaks ka publikuar një protokoll nga përgjimi i bisedave të Merkel nga shërbimi sekret amerikan.

Mes bisedave flitet edhe për Greqinë.

Përgjimi dokumenton një bisedë mes Merkel dhe një ‘asistenti’.

Që prej vitit 2013 dihet që shërbimi sekret amerikan, NSA, ka përgjuar celularin e kancelares Merkel.

Por për çfarë flitet në telefonatën për Greqinë?

Merkel po udhëtonte drejt Vietnamit në tetor të vitit 2011.

Ajo bisedoi me një asistent të saj në lidhje me opsionet për shpëtimin e Greqisë.

Merkel kishte frikë se edhe shkurtimi i borxhit për Greqinë nuk do bënte që ky vend të kapërcente problemet.

“Ata nuk mund të përballojnë as borxhin e mbetur,” thotë Merkel.

Më tej në protokollin e përgjimit thuhet se Merkel ka dyshime edhe tek opsioni për të dërguar ekspertë financiarë në Greqi, për të mbajtur sistemin financiar atje nën kontroll.

(d.b/Mapo/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb