NSA-ja ka spiunuar sistematikisht kancelarët gjermanë për dekada të tëra, njoftoi media gjermane, që ka akses në dokumentat e postuar nga WikiLeaks.

“Përveç qeverisë aktuale të kancelares Angela Merkel, Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) gjithashtu ka përgjuar qeveritë e paraardhësve Gerhard Schroeder dhe Helmut Kohl”, shkruan e përditshmja ”Sueddeutsche Zeitung” dhe televizionet NDR dhe WDR.

WikiLeaks ka publikuar një total prej 56 numrash telefoni të shënjestruara nga NSA-ja dhe rreth 20 prej tyre janë aktualisht në përdorim nga rrethi i brendshëm i Merkelit.

“Nuk dihet saktësisht se kur është përpiluar lista”, thotë media gjermane.

WikiLeaks publikoi dokumentet një javë më parë duke pretenduar se NSA-ja ka spiunuar qeveritë gjermane të paktën qysh prej 1990 duke përfshirë zyrtarët kryesorë dhe ministrat e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë.

Qeveria aktuale ka deklaruar se janë duke kërkuar në dokumentet e WikiLeaks dhe shtojnë se një vlerësim përfundimtar nuk është i mundur duke qenë se mungon prova e vërtetësisë së informacionit.

(a.n/DPA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: