WikiLeaks ka rikthyer mundësinë që të dërgoni dokumente sekrete, pa u brengosur se mund të ju spiunojnë në rrjet, apo se WikiLeaks do të tregojë identitetin tuaj.

Ky sajt njoftoi sot se pas më shumë se 5 vite, tani ai është publikuar si beta version, dhe se sistemi i tij ekzekutohet në Tor, softuerin i njohur për anonimitet.

Sajti prapë do të lejojë njerëzit të publikojnë dokumente apo shkrime siç raporton “Wired”. Ky sajt i ri sekret do të ngarkojë dokumentet për stafin e WikiLeaks.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: