Wikipedia është e mira më e madhe digjitale që na ka dhënë interneti. Enciklopedia falas online, një nga “dinosaurët” e fundit të internetit feston 20-vjetorin e saj me disa sfida për të zbuluar.

“Një mrekulli e vogël”, kështu e përshkruan historiani, Rémi Mathis, ish-president i shoqatës ”Wikimedia France”.

Krijuar më 15 janar 2001 nga amerikani, Jimmy Wales me një qëllim jofitimprurës, Wikipedia synon të sjellë së bashku njohuritë e planetit në një platformë të vetme në internet falë miliona kontribuesve vullnetarë.

Suksesi ishte i menjëhershëm. Faqja e parë u zhvillua në anglisht, Wikipedia gjermane dhe suedeze pasuan në mars 2001 dhe menjëherë më pas 10 të tjera, duke përfshirë frëngjisht, italisht, kinezërisht dhe gjuhën katalanase.
Për të ardhmen, Jimmy Wales shpreson që Wikipedia të përhapet në vendet në zhvillim.
Është shumë e rëndësishme që miliardët e ardhshëm të personave që vijnë në internet të duan të kontribuojnë.
Themeluesi ëndërron një “institucion që zgjat aq gjatë (…) sa Universiteti i Oksfordit.
Faqja e shtatë më e vizituar në botë, Wikipedia ka më shumë se 55 milionë artikuj të botuara në 309 gjuhë.

Përmbajtja e secilës sit është e pavarur. Asnjë përkthim, por kontribut origjinal, ndonjëherë i plotësuar nga robotë nga të dhënat publike.

Përkundër enciklopedisë tradicionale të shkruar nga ekspertë të njohur, ky koleksion njohurish i përpiluar nga amatorë, shpesh anonimë, ka tërhequr kritika dhe armiqësi të panumërta nga qarqe të caktuara akademike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb